Kryetarja e PEPR, Samka Ibraimovski, tha se me përbërjen në qeverinë e re partia e saj do ta humbë edhe atë që e kishte.

“Atë që e kemi po e humbim – ministrin pa dikaster për Zbatim dhe Strategji të Romëve. Ku ishte pikënisja nuk morëm numër të mjaftueshëm të votave. Sipas parimit të qeverisë së re, nëse hyn një femër, duhet të hyjë femër nga lista sepse në nenin e Kodit Zgjedhor duhet të hyjë e 11-ta, e jo e nënta, Kozarov. Nuk e di se cili kombinim do të bëhej që unë të bëhem deputete ose Kozarov”, deklaroi Ibarhimovski pas takimit në LSDM.