Në Kongresin e 25-të të LSDM-së, Kongresi i parë digjital i një partie politike në vend, u miratuan ndryshimet në Statutin e LSDM-së, që nënkuptojnë një hap tjetër drejt demokratizimit më të madh të partisë, promovimin e pozicioneve të grave dhe të rinjve në LSDM dhe përveç kësaj përforcimin e komisioneve partiake.

LSDM është partia e parë në vend, në rajon dhe një nga partitë e pakta në Evropë dhe në botë që ka barazi të plotë gjinore dhe pjesëmarrje të barabartë të burrave dhe grave në organet dhe trupat e saj të partisë.

Ndryshimet në Statut hapin mundësi të re demokratike: për herë të parë në historinë e vendit, një parti politike do të zgjedhë kryetarin e saj në zgjedhje direkte brenda partie.

Preambula e Statutit gjithashtu po ndryshohet. Përveç lirisë, barazisë dhe solidaritetit, të cilat janë vlera themelore socialdemokrate, si dhe demokracia si një vlerë civilizuese, shtohet drejtësia, si një tipar themelor i angazhimit të qëndrueshëm të partisë sonë.

Për herë të parë në historinë e partisë, Forumi i Grave i LSDM-së dhe Rinia Socialdemokrate e Maqedonisë rregullohen si forma të përhershme dhe ligjore të organizimit.

Për herë të parë, po krijohet një Forum i pensionistëve, i cili do të synojë të motivojë anëtarët tanë më të vjetër dhe të përdorë kapacitetet e tyre në ndërtimin e masave dhe politikave për të përmirësuar jetën e pensionistëve.

Më në fund, me ndryshimet në statut, me markën e re, ngjyra e kuqe bëhet ngjyra e LSDM-së. Kjo është ngjyra socialdemokrate, një ngjyrë që reflekton energjinë, forcën dhe besimin tonë në një të ardhme më të mirë të përbashkët.

Vendimet e Kongresit të 25-të të LSDM-së janë standarde të reja, hapa të rinj që po i ndërmarrim si parti e përgjegjshme dhe shtetndërtuese.