Kreu i ASh-së Ziadin Sela mbrëmë në emision pati deklaruar se është gatshëm të bëhet pjesë e qeverisë nëse pranohet ligji për shtetësi.

“Ne kemi për obligim t’i realizojmë ato premtime që ua kemi dhënë shqiptarëve, të cilat premtime qytetarët i kanë legjitimuar me votën e tyre dhe ne jemi serioz në atë që premtojmë. Brenda 100 ditëshit kur ishim pjesë e qeverisë e prremtuam Ligjin për Gjuhë dhe Ligji u bë. Tani kemi thënë se brenda 100 ditëshit bëhet Ligji për Shtetësinë. Dhe, kjo vlen në kombinatorikën në qoftëse ASH bëhet pjesë e shumicës. Pa Ligjin për Shtetësi nuk nodh që ASH të jetë pjesë e qeverisë”, deklaroi lideri i ASH-së, Ziadin Sela.

Ndryshe mendon partneri i tij i koalicionit Afrim Gashi, ai thotë se nuk e ka dëgjuar Selën duke thënë një gjë të tillë.

“Çdo ditë ne shohim qeverinë duke bërë gabime të mëdha dhe duke humbur. Por Sela dhe unë jemi partnerë të koalicionit dhe kemi një komunikim të shkëlqyeshëm. Nëse ndodh një ofertë e tillë, ne do të ulemi dhe do të flasim. “Por unë nuk besoj se kjo do të ndodhë,” tha Gashi.