Inspektorati komunal për vetëm tre muaj ka kryer 54 mbikëqyrje inspektuese, janë përgatitur 54 procesverbale dhe janë dhënë 16 aktvendime si dhe 16 procesverbale kontrolli.

Ky është bilanci për më pak se tre muaj thuhet në raportin e Inspektoratit Komunal një shifër kjo shumë më e lartë më krahasim me vitin e shkuar kur për 1 vit ka pasur vetëm 107 aksione të cilat kanë rezultuar të pasuksesshme.

Aksionet që janë në kompetencë të inspektoratit komunal do të vazhdojnë me intensitet të shtuar me qëllim që të eliminojmë të gjitha mangësitë dhe të krijojmë një ambient ë të pastër për gjithë qytetarët.

Në anën tjetër edhe bashkëpunimi i qytetarëve në këtë drejtim është shumë i rëndësishëm dhe shpresojmë se bashkë do të angazhohemi për një qytet me trotuare të lira, me ambient të pastër me kushte për qarkullim të lirë të gjithë pjesëmarrësve. Tetova me trotuare të lira