Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi dhe kryetari i UNITETI-it, Gëzim Ostreni janë parë në një takim të përbashkët kokë më kokë, ndërsa siç bëhet e ditur ata po vijojnë së fundi takime të rregullta. Siç bëhet e ditur nga INA, Ostreni së fundi është shprehur qartë kundër Aleancës për Shqiptarët dhe shkrirjes së tri partive LR-PDSH, RDK dhe Uniteti në këtë Aleancë.

Së fundi kjo parti po përballet me fraksione, duke qenë në njërën anë nënkryetari Zulfi Adili- Qufa, i cili është ithtar i bashkimit të tri partive në Aleancën për Shqiptarët. Burime partiake gjithashtu theksojnë për INA se këto takime po zhvillohen pas shpinës së kreut të LR-PDSH, Ziadin Sela dhe se nuk dihet se çka po përgatisin Memedi dhe Ostreni. (INA)