Shqipëri – Lëkundje tërmeti është ndjerë në juglindje të vendit. Rreth orës 06.28 të mëngjesit të së enjtes është regjistruar një tjetër tërmet në Korçë.

Kësaj radhe ishte me magnitudë 3.4 me epiqendër në fshatin Libonik. Në të njëjtin fshat u shënua edhe një ditë më parë një tjetër tërmet.

Tërmeti i fundit ishte me magnitudë 3.7. Këto tërmete rikthejnë panikun tek banorët, edhe pse nuk raportohet për dëme materiale.