7 arsyet më të mira që ju vërtetojnë përse është bukur të lindësh në muajin mars

Muaji mars, një muaj special për të lindur fëmijën

Përse vallë mendohet se muaji mars është muaji më i mirë për të lindur duke qënë se tashmë dimri është lënë pas. Pranvera po vjen, dhe është pikërisht ky muaj që simbolizon lindjen e jetës së re. Ky muaj është plot ngjyra dhe aroma të reja. Dhe mbi të gjitha në muajin mars temperaturat janë duke ndryshuar në mënyrë graduale. Pra është padyshim muaji më i bukur për të lindur një fëmijë.

Por gjithsesi nuk duhet të harrojmë se të lindësh një fëmijë është magjike në cdo muaj. Ndër të tjera theksojmë edhe disa gjëra që marsin e bëjnë special.

Përse të lindësh në muajin mars është e mrekullueshme?

  • Sepse në këtë muaj duket se rilind edhe vetë natyra. Ka një shpërthim ngjyrash dhe aromash, duket se gjithcka na nxjerr nga “gjumi dimëror”. Pra muaji mars përfaqëson lindjen dhe rilindjen.
  • Shtatzania në muajt e fundit do të kalohet në ambiente të freskëta. Të lindësh në muajin mars do të thotë të kalosh muajt më të vështirë në dimër. Vetëm dikush që ka kaluar muajin e 9 në verë e di për cfarë po flasim. E di rëndësinë. Pra ju do të jeni larg vapës asfiksuese dhe këmbëve që fryhen edhe më tepër si pasojë e kësaj.
  • Duke qënë se në muajin mars temperaturat nuk do të jenë aq të ulëta sa në dimër të lindësh një bebe në këtë periudhë është ideale. Ai nuk do të ndiejë as temperatura ekstreme të ftohta as ekstreme të nxehta.
  • Pikërisht temperatura ideale e muajit mars do të bëjë që shëtitjet tuaja të jenë edhe më të bukura. Dhe me shumë mundësi bebi nuk do të rrezikohet ga ndonjë virozë dimërore. Apo pickime mushkonjash.
  • Nëse bebi ka lindur në muajin mars në verë mund të shijoni së bashku pushime të mrekullueshme. Do të thotë që bebi do të jetë 3-6 muajsh dhe kjo do të jetë perfekte për të shkuar në det apo mal.
  • Vera do ta gjejë bebin tashmë më të rritur. Pra tashmë do të ketë kaluar muajt që janë tepër delikatë. Ai do të ketë kaluar kolikat, të qarat të vazhdueshme, dhe këtyre vështirësive nuk do t’i jetë shtuar edhe sikleti i vapës mbytëse.