Përse gjumi i pasdites është i rëndësishëm për fëmijën?

Gjumi i padites sipas studimeve të fundit sjell përfitime si për fëmijën ashtu edhe për të rriturit. Kjo sjell një sërë efektesh pozitive në trurin e vogëlushit duke përmirësuar memorien dhe aftësitë e tij për t’u përqëndruar duke i dhënë gjithashtu mundësinë e të ndjerit edhe më mirë përgjithësisht.

Por sipas pot ë njëjtave studime, nuk duhet ekzagjeruar duke qënë se në të kundërt mund të prishë rregullin gjumë-zgjim gjatë natës. Ky problem bëhet më i theksuar tek ata që kanë tashme probleme me të fjeturin përgjatë gjithë natës.

Cila është ora e duhur për fëmijën që të dremisë?

Ekspertët shpjegojnë se gjatë ditës orari më i mirë është ora 14:’00-16:00, duke qënë se në këtë orë ulen në mënyrë të natyrshme aftësitë e fëmijës për t’u përqëndruar. Normalisht të porsalindurit kanë nevojë të flejnë shumë më tepër se kaq gjatë ditës. Eskpertët tregojnë gjithashtu se gjumi i pasdites vlen shumë deri në moshën 3 vjecare sepse përvecse i ndihmon të fitojnë energjitë favorizon edhe aftësitë në të mësuar si edhe zhvillon proceset konjuktive të fëmijës.

Sa duhet të zgjasë dremitja?

Nuk ka rregulla fikse. Disa fëmijë marrin enegji edhe me 30-60 minuta gjumë dhe disa të tjerë kanë nevojë për shumë më tepër. Në përgjithësi fëmijët zgjohen vetë duke qënë se kanë aftësinë të vetërregullojnë nevojat e tyre për gjumë. Gjithsesi mbani parasysh se një gjumë i tejzgjatur pasdite do të crregullojë gjumin gjatë natës.