Shafrani është një nga erëzat më të përdorura në Indi dhe tashmë duhet të dini se ka përfitime të shumta edhe në shëndetin e fëmijëve. Ai gjendet në formë pluhuri me ngjyrë portokalli dhe ka një aromë disi të fortë.
A duhet të përdoret shafrani tek fëmijët?
Shafrani bën pjesë në kategorinë e erëzave që mund të përdoren tek vogëlushët. Normalisht para se ta përdorni duhet të flisni më parë me mjekun se kur është momenti i duhur. Sidomos nëse fëmija është duke marrë një medikament të caktuar mendimi i mjekut është domosdoshmëri.
Përfitimet shëndetësore të shafranit tek fëmijët
- Shafrani ka një rol të konsiderueshëm në lidhje me lehtësimin e simptomave të sëmundjeve tipike si alzaimeri, parkinsoni etj. Gjithashtu ndihmon edhe në lehtësimin e simptomave depresive.
- Luan një rol të rëndësishëm edhe si antioksidant. Kjo do të thotë se ka rëndësi edhe në suportimin e trajtimeve anti-kancerogjene.
- Ndihmon për një tretje më të mirë. E gjithashtu e bën fëmijën të nxjerrë edhe gazrat.
- Ndikon në uljen e inflamacioneve të zorrëve. E mbron fëmijën sidomos nga sëmundja e Crohn dhe ulcera.
- Njihet edhe si qetësues natyral i dhimbjeve. Redukton inflamacionet ekzistuese të organizmit.
- Balancon nivelin e kolesterolit.
- Shafrani përmirëson gjendjen dhe pamjen e lëkurës. E zbut atë dhe nëse fëmija ka irritime apo ekzema i trajton.
- Kjo erzë ndikon edhe në nxjerrjen e radikaleve të lira nga organizmi.