Fëmija urinon në shtrat? Atëherë keni të bëni me fenomenin “enuresi nokturna” dhe është një problem që mund të përballohet me lehtësi nga prindërit. Duhet të dini se në rastin kur fëmija urinon në shtrat ka nevojë për mbështetje dhe jo për qortim të vazhdueshëm nga nëna dhe babai.

Enuresi nokturna, kur fëmija urinon në shtrat

Ky nuk është një problem i rrallë. Fëmija nga mosha 5-10 vjecare urinon më shpesh në shtrat sidomos nëse është mashkull. Pra problemi prek më tepër djemtë në krahasim me vajzat.

Të gjithë prindërit duhet të dinë se kemi të bëjmë me fenomenin “enuresi nokturna” nëse fëmija është mbi pesë vjec dhe urinon të paktën dy herë në javë në shtrat. Kjo për një periudhë minimum 3 mujore. Nëse fëmija është më i vogël dhe urinon në shtrat nuk mund të konsiderohet se vuan nga problemi në fjalë.

Urinimi në shtrat, ka lidhje edhe gjenetika

Mjekët shprehen se gjenet luajn ë një rol të rëndësishëm tek enuresi nokturna. Por nëse fëmija urinon natën shkak mund të bëhen edhe hormonet, shqetësimet në gjumë si edhe maturimi jo i mirë i fshikëzës së urinës. Normalisht cështja nuk duhet nënvlerësuar.

Nëse fëmija urinon në shtrat kujdes me qortimet e vazhdueshme!

Prindërit nuk duhet t’i bërtasin fëmijës. sipas statistikave 51.5% e prindërvei ndëshkojnë vogëlushët. 60% e tyre i qortojnë vazhdimisht, 18% e lejnë të flejë në shtrat të lagur. Të gjitha këto janë të gabuara. Prindërit duhet ta mbështesin fëmijën që urinon në mënyrë të pavullnetshme dhe jo trajtojë si në rastet më sipër.

Dekalogu i ekspertëve, ja si duhet të sillen prindërit!

  • Duhet të zhvillohet dialog i qetë mes fëmijës që urinon dhe prindit. Madje edhe duke i treguar raste që kanë pasur një zgjidhje.
  • Fëmija duhet mbështetur dhe i duhet dhënë siguri.
  • Prindi duhet të kuptojë kërkesat e fëmijës për t’i përmbushur më pas.
  • Fëmija nuk duhet bërë të ndihet fajtor, nuk duhet ndëshkuar dhe mbi të gjitha cështja nuk duhet të bëhet objekt bisede me të gjithë.
  • Nuk duhet humbur qetësia.
  • Fëmija që urinon duhet të përfshihet nga prindi në pastrimin e shtratit me qëllim sensibilizimi.
  • Nuk duhet përdorur bebelinë.
  • Nuk duhet të detyroni fëmijën të shkojë në banjo gjatë natës nëse nuk do.