Disa gjëra janë aq jofunksionale saqë na bëjnë të vrasim mendjen pse janë krijuar. Një galeri fotosh të përmbledhura nga WorldWideInterWeb tregon disa nga krijimet më të pakuptimta dhe më të padobishme që mund të keni parë ndonjëherë. Nga një filxhan me bisht nga brenda, e deri te ballkonët e paaksesueshëm, këto janë krijimet më të çuditshme që keni parë.

Një ndenjëse që askush nuk mund të ulet.

Një filxhan me bisht nga brenda.

Ujë dietik, kur në fakt uji nuk ka yndyrë dhe ka kalori minimale.

Gjëja e fundit që mund të imagjinosh kur ngjit shkallët elektrike është që në fund të tyre do të ndodhet një mur.

Një ndërtesë me ballkonë të paaksesueshëm.

Një korsi biçikletash që përfundon me një barrierë – një burim aksidentesh.

Dikush që do të ishte në kërkim të një fikseje zjarri do ta kishte të vështirë ta hapte në këtë rast duke qenë se është e rrethuar me tuba metalikë.

Një dalje emergjence në një parking që në vend që të sigurojë një dalje në ambientin të jashtëm, të nxjerrë sërish në parking.