Mendimi fillestar ishte shumë pozitiv, por rrugës gjithçka ndryshoi pas raportimit të shumë personave të irrituar për atletetet e hedhura në treg me rastin e 4 korrikut, festës së pavarësisë së SHBA-ve.

Nike ka menduar të nxjerrë një palë atlete me flamurin e Amerikës, në rastin e Ditës së Pavarësisë, por marka e njohur ka gabuar në zgjedhje. Arsyeja që shumë shpejt atletet u tërhoqën nga tregu ishte se “Nike” vendosi një version të vjetër të flamurit të SHBA-ve. Kjo gjë ka irrituar shumë persona, përfshirë edhe një nga lojtarët e futbollit, Colin Kaepernick.

Zgjedhje e “Nike” i përket epokës së skllavërisë, kështu që kompania është detyruar ta tërheqë modelin e këtyre atleteve pas kundërshtimeve të shumta.