Projektuesit e aeroplanëve kanë ëndërruar prej kohësh konceptet inovative të sediljeve për një udhëtim të këndshëm por dhe ekonomik. Këtë vit, të nominuarit për “Crystal Cabin Awards” kanë ofruar një paraqitje të shkurtër mbi tendencat më të reja në ambientet e brendshme të aeroplanit.

Kabinë me dy nivele

Chaise Longue Image #1 (Portrait)

Është një nga konceptet më intriguese që parashikon një kabinë ulësesh në nivelin e dyfishtë. Ky dizajn i atribuohet studentit 21-vjeçar Alejandro Núñez Vicente nga Spanja. Ai thotë se dizajni i tij zhduk pjesën e bagazhit të sipërm, duke krijuar më shumë hapësirë në kabinën e sediljeve të nivelit të lartë. Në vend të kësaj, bagazhet ruhen poshtë sediljes.

Núñez Vicente mendon se ky dizajn do të funksiononte mirë në aeroplanin Flying-V , i cili aktualisht është në zhvillim e sipër, por thotë se mund të zbatohet gjithashtu në një Boeing 747, Airbus A330 ose ndonjë aeroplan tjetër mesatar apo i madh. “Rreshti i poshtëm ofron avantazhin e shtrirjes së këmbëve, ndërsa pjesa e sipërme siguron një përvojë të një SUV.”, thotë ai.

Chaise Longue Image #2 (Landscape)

Dizajni i sediljes gjithashtu ofron më shumë kënde mbështetjeje, si dhe komoditet për mbështetjen e shpinës dhe qafës. Pjesët e sediljeve janë krijuar që të lëvizin lehtësisht duke bërë që avioni komercial të shndërrohet si një përdorim për ngarkesat. Një tjetër koncept i përzgjedhur është dhe CLOUD CAPSULE i Toyota Boshoku. Ky dizajn ofron një “dhomë” mbi sediljen si një hapësirë shtesë për pasagjerët që duan të shtrihen gjatë udhëtimit.

Kompania thotë se ky model do “ta bëjë udhëtimin për klasën ekonomike më të sigurt, më të kënaqshëm dhe të rehatshëm. ndërsa krijon më shumë mundësi të ardhurash për linjat ajrore.” Kompania e quan ndryshe këtë hapësirë “një dhomë me shumë qëllime që përputhet me përvojën e një vendi të klasit të biznesit.” Për më tepër, kabina ofron cilësimet e ngrohjes dhe ftohjes.

Cloud_Capsule_03_hi_res

Një tjetër dizajn interesant është Interspace, krijuar nga kompania New Territory. Dizajni i sediljeve me dy anësore tek pjesa e kokës ofron privatësi për udhëtarin si dhe gjithashtu një mundësi për të mbështetur kokën.

Cloud_Capsule_01_overall_hi_res