Gjumi është një nga gjërat më të rëndësishme për një shëndet të mirë por në në sfond është një televizor ndodh e kundërta. Edhe pse shumë njerëz besojnë se do të flenë më shpejt me televizorin ndezur, ekspertët nuk janë dakord me këtë.

Ata pohojnë se kur flini me televizorin ndezur, në fakt i jepni trupit më pak gjumë sesa i nevojitet dhe kjo sjell dëme të shumta. Gjumi me televizor të ndezur redukton prodhimin e melatoninës, një hormon që luan një rol kyç në gjumë.

I sinjalizon trupit tuaj se është koha për të pushuar dhe për t’u rikuperuar nga një ditë e vështirë. Televizorët dhe pajisjet e tjera që prodhojnë dritë blu mund të zvogëlojnë sasinë e melatoninës që prodhon trupi ynë.

Atëherë truri e ka më të vështirë të dallojë ditën dhe natën dhe është shumë më e vështirë të biesh në gjumë. Shikimi i televizorit para se të shkoni në shtrat, nuk i jep trupit mundësinë për të pushuar por mund të çojë në ëndrra të çuditshme ose shqetësuese./Syri.net