Filmi “Zana” nga regjisorja Antoneta Kastrati, që së fundmi u bë edhe një sukses ndërkombëtar, duke u bërë edhe kandidatura e Kosovës për çmimin Oskar, në kategorinë për filmin më të mire të huaj, do fillojë shfaqjen për publikun me datën 21 shtator.

Filmi tregon historinë e Lumës, e cila e përndjekur nga e kaluara e saj dhe nga presioni i familjes për të kërkuar shërim mistik për infertilitetin e saj, kërkon të pajtojë pritjet e nënës së saj me trashëgiminë e errët të përvojave të luftës.

Zana, është në fakt një krijim shumë personal i regjisores Kastrati, e cila humbi të ëmën dhe motrën e saj në luftën e fundit të Kosovës, luftë kjo që morri jetën e më shumë se 10,000 njerzve dhe detyroi zhvendosjen e rreth 1 milionë banorëve tjerë. Pas luftës, Antoneta studio gazetari, ku më pas u morr me krijimin e dokumentarëve të ndryshëm për jetën e njerzve të prekur drejtëpërdrejt nga lufta.

“ Ajo që më tërhoqi shumë në krijimin e këtij filmi ishte fakti se si lufta i hiqte të gjitha aftësitë e prindërve për kujdesin ndaj fëmijëve të tyre, diçka që unë si nënë, nuk mund ta pranoj. “

Filmi, pas shfaqjes në Toronto, dhe sukseseve atje, ku u prit shumë mire nga publiku i huaj, një publik që personalisht nuk është përballur me ato trauma, arrin edhe në kinematë tona, duke filluar shfaqjen për publikun me datën 21 shtator.