Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, ka zbuluar se klubi i tij për pak sa nuk e transferoi Neymarin para se ai të kalonte te Barcelona.

Një transferim potencial i Neymarit te Reali erdhi deri në fazën e finalizimit, por dështoi në fund për shkak të Realit, gjithnjë sipas Perezit.

“Neymar kreu testet mjekësore me Realin. Ne kemi tentuar që ta marrim, por e kemi parë në një moment se nuk është e mundur dhe jemi tërhequr nga ky transferim”, u shpreh Perez për Onda Cero.

Neymar iu bashkua Barcelonës verën e vitit 2013 me Realin që më pas investoi shuma të mëdha për të përforcuar ekipin, siç ishte transferimi i Bale për një shumë rekorde. /Telegrafi/