Britaniku Lewis Hamilton (Mercedes) ka realizuar kohët më të shpejta në dy seancat e para të provave të lira për Çmimin e Madh të SHBA-së, gara e 17-të e Kampionatit botëror të Formula 1, të premten në cirkuitin e Amériques (5,513 km).

Hamilton, i cili mund të shpallet të dielën kampion i botës, realizoi kohën më të mirë me 1 min 34 sek 668/1000e, ishte para holandezit Max Verstappen (Red Bull) dhe gjermanit Sebastian Vettel (Ferrari).

Autor i kohës më të shpejtë në seancën e parë të provave të lira, kryesuesi i Kampionatit botëror ka përmirësuar kohën në seancën e dytë të provave, duke kaluar atë të realizuar më parë me 1 sek 767/1000e.