Mauro Icardi do të mbetet te Interi.

Kapiteni zikaltër i ka premtuar besnikëri skuadrës së tij, përcjellë “Lajmi.net”.

“E ardhmja ime? Unë e shoh veten këtu, dua të përshkoj një rrugë të gjatë me Interin dhe të fitoj diçka me këtë fanellë”, deklaroi Icardi.

Ai ka treguar formë të jashtëzakonshme në këtë sezon.

Në ndeshjen e fundit ndaj Sampdorias, të martën, Maurito realizoi het-trik. /Lajmi.net/