Inter pret një përforcim të madh nga Atletico Madrid.

Raportohet është Interi janë të interesuar seriozisht për mbrojtësin e Atletico Madridit, Jose Gimenez.

Por, zikaltrit duhet të përballën me konkurrencën e Manchester Cityt dhe Juventusit. 22-vjetari nuk ka qenë lojtar i rregull për Diego Simenon këtë sezon, duke startuar në vetëm katër ndeshje në La Liga.

Kontrata e tij përfundon në fund të sezonit, por me shumë mundësi ai do të rinovojë së shpejti me një klauzolë prej 60 milionë eurosh. Sipas, FCInterNews, drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka ndjekur tash e disa kohë mbrojtësin dhe atij i është dhenë drita e gjelbër nga Suning Group, raporton “Albeu.com”.

Mundësitë janë të pakta që uruguaiani të kalojë në Milano gjatë janarit, por do provojnë seriozisht. Vlen të theksohet e verë me lojtarin ka qenë i lidhur edhe Juventusi, por që në fund bisedimet dështuan.