Isco ka gjetur fajtorin për humbjen ndaj Gironas.

Sipas tij skuadra nuk ishte e përqendruar në pjesën e dytë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Është humbje e vështirë. Mungesa e përqendrimit në pjesën e dytë na kushtoi shumë. Është diçka që nuk guxon të ndodhë”, tha Isco.

“Tetë pikë larg Barcelonës? Ka edhe shumë ndeshje në La Liga. Duhet të jemi më të motivuar. Kjo ligë është shumë e fortë dhe çdo skuadër mund të ju ndëshkojë”.

“Reali ka dëshmuar se asnjëherë nuk mund të merret si i “mbaruar” sepse gjithmonë kthehet”, shtoi ai. /Lajmi.net/