“Marca” shkruan se “Los Blancos” kërkojnë qetësi për rikthimin në formën e duhur.

Ekipi i Real Madridit nuk shqetësohet për paraqitjen e zbehtë në barazimin ndaj Tottenham Hotspur me rezultat 1:1 në Ligën e Kampionëve.

E përditshmja sportive madrilene “Marca” shkruan se “Los Blancos” kërkojnë qetësi për rikthimin në formën e duhur.

“Nuk mund t’i fitojmë ndeshjet duke luajtur mirë vetëm 5 minuta”, është mesazhi nga zhveshtorja e Real Madridit, përcjell “lajmi.net”.

Ekipi i Zinedine Zidane nuk ka shfaqur formën më të mirë as në La Ligë ku janë në disavantazh ndaj liderit në renditje, Barcelonës. /Lajmi.net/