Portieri i Portos, Iker Casillas raportohet se është cak i Liverpoolit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Casillas, 36-vjeçar, mbetet portieri i parë i klubit portugez, por raportohet se kalimi i tij në Premier Ligë mund të bëhet realitet në fillim të vitit 2018.

Sipas gazetës spanjolle “El Pais”, Porto është përgatitur për largimin e portierit veteran për shkak të pagës së tij të lartë dhe bisedimet për largim e kanë alarmuar Liverpoolin.

Klubit anglez nuk i mungojnë portierët, por Simon Mignolet dhe Loris Karius nuk e kanë treguar veten për pozitën e numrit një.

© KOHA