Prishtina ka fituar derbin ndaj Flamurtarit
Prishtina është rikthyer në krye të tabelës pas fitores ndaj Flamurtarit me rezultat 3:1, në kuadër të xhiros së 13-të të Superligës.
Golat për bardh e kaltrit i shënuar Armend Dallku (4), Debatik Curri (59) dhe Mërgim Pefqelin (72).
Kurse, golin e vetëm për kuqezinjtë e ka shënuar Mërgim Boshnjaku (49), shkruan Gazeta Express.
Pas kësaj fitore, Prishtina ka 25 pikë, dy më shumë sesa Llapi që ka një ndeshje më pak. /Express/