Bëhet fjalë për mesfushorin belg të Manchester City-it, Kevin De Bruyne për të cilin PSG është gati të bëjë një tjetër çmenduri financiare.

Paris Saint Germain nuk njeh limite në merkato.

Pasi shpenzoi dicka më shumë se 400 milionë Euro për të afruar në skuadër dy sulmues, brazilianin Neymar dhe francezin e talentuar Mbappe, drejtuesit e klubit parizien kanë shënjestruar një tjetër emër të madh për merkaton e verës së ardhshme. Bëhet fjalë për mesfushorin belg të Manchester City-it, Kevin De Bruyne për të cilin PSG është gati të bëjë një tjetër çmenduri financiare, transmeton “Albeu.com”.

Në fakt Citiziens i kanë ofruar rinovimin e kontratës deri në vitin 2021, yllit të skuadrës së tyre, por ky fakt nuk e tremb aspak klubin francez që do të bëjë çmos për të bashkuar me Neymar e Mbappe në të njëjtën skuadër një tjetër lojtar me cilësi të jashtëzakonshme.