Trajneri i Chelsea, Antonio Conte, i ka reaguar Jose Mourinhos.

Në fakt trajnerit italian ka thënë se është qesharake të komentojë deklaratat e homologut të tij.

Mourinho ka ‘thumbuar’ Conten ditë më parë duke thënë se disa trajner “qajnë” kur u lëndohet lojtarët, duke aluduar në situatën që ndodhet italiani te Chelsea.

“Secili trajner duhet të flas për punën e tij, për veten, skuadrën e tij dhe lojtarët e tij, jo për të tjerët”, ka thënë Conte, përcjell lajmi.net.

“Secili trajner duhet të fokusohet në punën e tij. Kjo është rruga më e mirë që duhet ndjekur”.

“Mendoj se këto janë gjëra idiote, çështje idiote. Është për t’u habitur se në çfarë keni interesim. Jam i befasuar”, ka shtuar Conte./Sakte.net/