Xherdan Shaqiri, mungesa e madhe te skuadra e Stoke Cityt.

Xherdan Shaqiri është i lënduar dhe nuk do të jetë pjesë e ekipit të Stoke Cityt për duelin e radhës ndaj Bournemouth.

Së bashku me të, skuadra do të jetë edhe pa mbrojtësin Bruno Martins Indi, po ashtu për shkak të një dëmtimi, raporton “The Sun”.

Por, menaxheri i ekipit, Mark Hughes shpreson se Joe Allen do të rikuperohet me kohë për të qenë në dispozicion për ndeshjen e së shtunës. /Lajmi.net/