Gianluigi Buffon votoi pikërisht Cristiano Ronaldon me pikë maksimale para bashkëlojtarit të tij nga Juventus, Paulo Dybala.

Gianluigi Buffon u shpall portieri më i mirë për vitin 2017 nga FIFA.

Por, mediat italiane kanë zbuluar votat e tij në garë për futbollistin më të mirë, “The Best”, çmim i fituar nga sulmuesi i Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

Buffon votoi pikërisht Ronaldon me pikë maksimale para bashkëlojtarit të tij nga Juventus, Paulo Dybala, përcjell “lajmi.net”.

Në pozitën e tretë e renditi mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric.

Sa u përket trajnerëve, Buffon në pozitën e parë e vendosi trajnerin e tij nga Juventus, Massimiliano Allegri para Zinedine Zidane dhe Antonio Conte. /Lajmi.net/