Dita e testeve mjekësore në Lazio.

Gabriel Pereira dhe Vedat Muriqi mbërritën disa minuta më parë në klinikën Paideia për të kryer testet mjekësore me klubin biancoceleste.

Sulmuesi, pas betejës me COVID, më në fund është gati të fillojë të stërvitet me klubin e Lazios.

Vlen të theksohet se gjasat për rikthimin e Muriqit në kombëtaren e Kosovës janë të mëdha – pasi lojtari tashmë është gati për të luajtur.