Florent Ramadani një talent i cili premton për të ardhmen mbrëmë ka debutuar kundër gjigandëve të Totenhamit, ai u fut në lojë në minutën e 84 i cili e zavendësoj golashënuesin e vetëm te Shkëndijës Nafiun.

Në Shkup Totenhami shënoi fitore 3:1, ndërsa pa dyshim se goli më i bukur i ndeshjes erdhi nga ekipi shqiptarë.

Edhe përkundër disfatës, Shkëndija me kokën lartë mbyll pjesëmarrjen e sivjetshme në Europë duke u mundur me nderë nga Totenhami, pasi paraprakisht kaloi dy raunde pa gol të pranuar në dy ndeshje të luajtura si mysafirë (Sumgayit 0:2 dhe Botoshani 0:1).