Federata Franceze e Tenisit e ka shtyrë për një javë nisjen e turneut Grand Slam “French Open”, kjo për shkak të pandemisë COVID-19.

Ky institucion ka marrë vendim që ngjarja e dytë, Grand Slam i vitit, do të nisë më 30 maj dhe do të përfundojë më 13 qershor, njofton Klan Kosova

President i Federatës Franceze të Tenisit, Gilles Moretton, ka thënë se shtyrja e turneut do t’i jep më shumë kohë përmirësimit të situatës sanitare dhe se duhet të rrisë mundësitë për mirëpritje të spektatorëve në “Roland Garros”.

Kjo nënkupton se turneu me fushat prej rëre, i cili është shtyrë për katër muaj vitin e kaluar dhe është zhvilluar me numër të kufizuar të tifozëve, do të realizojë finalen në kategorinë e meshkujve vetëm dy javë para turneut tjetër madhështor të tenisit, Wimbledon.