Skuadra e Barcelonës dhe Atletiko Madrid nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola, në kuadër të xhiros së 35-të të La Ligas, duke hapur rrugën Real Madridit të shkojë më afër titullit kampion.

Në pjesën e parë, skuadrat patën kujdes nga njëra tjetra megjithatë rastet nuk munguan. Messi pati një rast të mirë në min 42’, pas një depërtimi të shkëlqyer, por që topi shkoi jashtë kuadratit të portës. Edhe Suarez kishte një rast të mirë në anën tjetër, por nuk arriti në kohë që të plasojë goditje.

Në pjesën e dytë, Messi vazhdoi të kërkonte golin, në fakt Barcelona arriti të shënojë gol në pjesën e dytë, por që u anulua shkaku i pozitës jashtë loje. Karrasko pati një rast të mirë, por që nuk gjuajti me kohë dhe u mbyll nga mbrojtja e Barcelonës. Me këtë barazim do të fitojë vetëm Real Madridi pasi mund të barazohet me pikë me Atletiko Madridin.

Pas këtij barazimi, Atletiko Madridi gjendet në pozitën e parë me 77 pikë, ndërsa Barcelona në pozitën e dytë me 75 pikë dhe Reali ka 74 pikë në pozitën e tretë që ka një ndeshje më pak.