Brazili kaloi në gjysmëfinale të Copa America pas fitores me rezultatin minimal 1-0 kundër Kilit në Rio de Janeiro.

45 minutat e para u mbyllën pa gola, dhe goli i vetëm i ndeshjes dhe i vetmi për Brazilin u shënua nga Paqueta në minutën e 46 të pjesës së dyta.

Vetëm dy minuta më vonë, Gabriel Jesus mori karton të kuq, por kjo nuk e ndihmoi Kilin të barazonte rezultatin.

Në fakt, Kili shënoi gol me anë të Vargas në minutën e 62-të, por gjyqtari Patricio Loustau sinjalizoi për një pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes VAR dhe anuloi golin e kilianëve.

Brazili do të luajë në gjysmëfinale të Copa America kundër Perusë, e cila u tregua më e saktë se Paraguai në goditjen e penalltive. Në dy duelet e tjera të çerekfinaleve, do të takohen Argjentina dhe Ekuadori dhe Uruguaji dhe Kolumbia.