Juventusi ka hapur bisedimet preliminare me menaxherin e egjiptianit Mohamed Salah, por marrëveshja mbetet e komplikuar për shkak të çështjes financiare.
Salah është njëri prej lojtarëve më të pëlqyer nga skuadra e Juventusit, për ta zëvendësuar Paulo Dybalan, i cili do të largohet nga “bianconerët” në fund të kontratës së tij në qershor.
Kontrata e Salahs nga ana tjetër me Liverpoolin skadon në vitin 2023, por bisedimet për vazhdimin e qëndrimit të tij te “të kuqtë” kanë ngecur.
“La Gazzetta dello Sport” ka thënë se ai mund të transferohet në Itali, në këtë verë.
Salah te Liverpooli arkëton 11 milionë euro, ndërsa Juventusi mund të ofrojë vetëm 8 milionë euro pagë vjetore.
29-vjeçari ka shënuar 28 gola dhe ka 10-të asistime në 36 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.© KOHA