Në PSG, ai nuk është në nivelin që ishte dhe ishte mësuar, megjithëse vitet po vijnë ngadalë për shumë nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave.

Nuk munguan as spekulimet se ai do të largohej nga Parisi në fund të sezonit dhe në të njëjtën kohë u përfol se mund të rikthehej në shtëpi.

Megjithatë, kjo nuk është e mundur, ka bërë të ditur presidenti i Barçës, Joan Laporta.

Klubi ka plane të tjera. Po ndërtojmë një ekip të ri, i cili sapo ka filluar të zhvillohet. Leo është Leo, futbollisti më i mirë në botë, por ne nuk po e shqyrtojmë mundësinë e rikthimit të tij, megjithëse nuk do të ishte një hap mbrapa. Në fund nuk kishim asnjë mesazh apo indikacion se Leo po planifikonte diçka të tillë”, tha Laporta.

Me ardhjen e Xavit në pankinë ka nisur Barcelona dhe një rol gjithnjë e më të rëndësishëm kanë Pedri, Gavi dhe Ferran Torres si dhe Dembele, ndërsa pritet rikthimi i supertalentuarit, por i lënduar Ansu Fati./abcnews.al