Shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Botëror “Katari 2022” ka filluar në Doha. Kampionati Botëror do të nisë më 21 nëntor dhe finalja e madhe do të luhet më 18 dhjetor.

Katari si vend mikpritës do të jetë në vazon e parë dhe në grupin A. Në total do të jenë tetë grupe. Shtetet nga e njëjta vazo nuk mund të përballen mes vete.

FIFA preferon të mos ketë dy skuadra nga të njëjtat zona kualifikuese (Azia, Afrika, CONCACAF, Amerika e Jugut, Oqeani, Evropa). Përjashtim bën Evropa, që ka më së shumti skuadra të kualifikuara. Çdo grup do të ketë të paktën një ekip nga Evropa, por asnjë nuk do të ketë më shumë se dy.


Grupi A:

1. Katari

2. Holanda

3. Senegali

4. Ekuadori

Grupi B:

1. Anglia

2. SHBA

3. Irani

4. Uells/Skoci/Ukrainë

Grupi C:

1. Argjentina

2. Meksika

3. Polonia

4. Arabia Saudite

Grupi D:

1. Franca

2. Danimarka

3. Tunizia

4. Peru/Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe

Grupi E:

1. Spanja

2. Gjermania

3. Japonia

4. Kosta Rika/Zelanda e Re

Grupi F:

1. Belgjika

2. Kroacia

3. Maroku

4. Kanada

Grupi G:

1. Brazil

2. Zvicra

3. Serbia

4. Kameruni

Grupi H:

1. Portugalia

2. Uruguai

3. Koreja e Jugut

4. Gana

KOHA.net