Procesi zgjedhor në LSDM ka përfunduar, dhe kështu, kandidati i vetëm për lider të partisë, Zoran Zaev ka fituar edhe një mandat.

Për Zaevin votuan “për” 59240 anëtarë, nga 68.999 sa janë paraqitur për të votuar.

“Sot, deri në ora 19:00 dalja ka qenë 90%. Sipas rezultateve të para, nga 237 vendvotime, kanë arritur rezultate për 227 vendvotime. Për kandidatin Zoran Zaev kanë votuar 59240, 865 janë kundër, kurse fletëvotime të pavlefshme janë 277”, njoftuan nga Komisioni Qendror Zgjedhor, njofton TV21.

Nuk ka person perfekt, dhe votat kundër meje tregojnë se unë duhet të punoj për t’u bërë më i mirë, kështu deklaroi lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pasi mori mandatin e ri të partisë.

Këtë ai e krahasoi me ditën e parë të pranverës, e cila u shoqëruar me rreshje të dendura të borës.

“Përqindja që votuan për mua, tregojnë mjaftueshëm. Edhe ashtu sot ditën e parë të pranverës e shënuam me reshje dhe borë, por sërish patëm nivel të lartë të demokracisë, dhe jam i lumtur që më votuan socialdemokratët. Është e logjikshme se ka edhe kundër. Kjo është një porosi për mua, të jemi më të mirë”, tha Zaevi, transmeton TV21.