Kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako takoi paraditen e kësaj të marte ambasadorin e OSBE/ODIHR, Peter Tejler. Gjatë fjalës së tij, ai tha se janë trajnuar të gjithë punonjësit e policisë për procesin zgjedhor
Në lidhje me zgjedhjet e 25 qershorit, kryepolici siguroi se janë ngritur grupet e drejtimit në çdo qark. Për sa i përket akuzave që LSI ka bërë në drejtim të tij, Çako tha se ato janë thjeshtë sulme politike.

Gjatë takimit Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako ka njohur Tejler me masat e Policisë së Shtetit për menaxhimin e procesit zgjedhor.

Ai ka theksuar se janë trajnuar të gjithë punonjësit e Policisë që janë të ngarkuar me detyra gjatë procesit zgjedhor. Më pas Çako dhe Tejler inspektuan Sallën e Komandimit që është ngritur dhe funksionon që prej fillimit të muajit maj.
20 qershor 2017 (Shqip)