Policia Kufitare e Kapshticës ndalon në hyrje të Republikës së Shqipërisë, një shtetas të shpallur në kërkim, të dënuar me 4 vite heqje lirie për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” lidhur me një ngjarje të ndodhur në fshatin Petrushë të Pogradec, më 15 shkurt 2015. Në pranga ka rënë shtetasi Aleks Dushku, 30 vjeç, banues në Pogradec.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Pogradecit, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vjet burg pasi në 15 shkurt të 2015, në bashkëpunim me M.F, 38 vjeç, banues në Pogradec, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin B.B

Veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë rast, u kryhen nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec.

20 qershor 2017 (Shqip)