gazDy punonjës policie janë plagosur një ditë më parë si pasojë e një aksidenti të ndodhur në rrugën e Kavajës. Sipas burimeve, shtetasit F.K., 45 vjeç dhe S.M, 31 vjeç, me detyrë efektivë të policisë në njësinë “Shqiponja”,në Tiranë, ishin duke lëvizur me motorin tip ‘Aprilia”.

Në këto momente, mjeti tip “Renault”, me drejtues shtetasin J.V, 42 vjeç, banues në Dibër, është përplasur me motorin e drejtuar nga efektivët e policisë. Për pasojë, 42-vjeçari është arrestuar në flagrncë. Ndërkaq, dy të lënduarit janë dërguar në spital dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

20 qershor 2017 (Shqip)