Dje, kompania ruse e smartfonave Yota Devices ka lansuar zyrtarisht smartfonin e saj më të ri, pasardhësin e YotaPhone 2, por gjatë lansimit sa i përket specifikave të tij është zbuluar pak.

YotaPhone 3 vjen me dy ekrane, njëri 5.5-inç AMOLED me rezolucion prej 1080 pikselë dhe tjetri 5.2-inç EPD, transmeton Koha.net. Po ashtu, ai vjen edhe me procesor Snapdragon 625 me tetë bërthama, grafikën Adreno 506, 4 GB RAM memorie dhe 64 ose 128 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi përmes kartelës microSD.

Gjithashtu, smartfoni i ri vjen edhe me kamerën kryesore prej 12 megapikselë me blicin e dyfishtë LED e që incizon videot me rezolucion prej 4K dhe atë të përparme prej 13 megapikselë si dhe me baterinë prej 3200 mAh.

YotaPhone 3 punon me sistemin operativ Android Nougat dhe ofron mbështetje për lidhjen 4G LTE, WiFi 802.11 a/b/g/n (2.4 GHz dhe 5 GHz), Bluetooth 4.2, GPS, si dhe USB Type-C.

Versioni me 64 GB kushton rreth 350 dollarë, ndërsa ai me 128 GB rreth 450 dollarë.