Një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri pranë banesës së punonjësit të policisë së burgjeve gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Sipas policisë, rreth orës 02:30, në numrin e emergjencave civile 112, ka shkuar një njoftim se në rrugën “Njazi Meka” ka të shtëna me armë zjarri.

Pas marrjes së informacionit, patrulla e policisë ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga verifikimet ka rezultuar se në këtë segment është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri. Personi që ka qëlluar thuhet se ka shkuar pranë banesës së një punonjësi policie të burgjeve. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një gëzhojë model 56.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapje e autorit/ëve. Ndërkohë gardiani është marrë në pyetje në lidhej me ngjarjen në fjalë. Ende nuk është e qartë nëse autori ka pasur si qëllim që të kanosë efektivin e policisë së burgjeve, apo bëhet fjalë për një rastësi.

19 qershor (Shqip)