Toyota ka krijuar një koncept fantastik të SUV që do të marrë pjesë në panairin e veturave në Tokio.

Toyota me Tj Cruiser të dizajnuar për konsumatorë që sipas tyre janë të lumtur të paguajnë pak më shumë për një produkt që zgjat më shumë, transmeton koha.net.

Emri i veturës është i inspiruar nga boksi i veglave (T-toolbox), argëtimi (j-joy) e Cruiser një paketë që tradicionalisht është shfaqur në SUV-ët e Toyota’s.

Motorët që do të ofrohen me Toyota Tj Cruiser janë 2.0 litërsh me benzinë ose naftë apo edhe hibrid.