Sekuestrohet një sasi rekord prej 10 ton kanabis në fshatin Babicë. Lënda narkotike e paketuar dhe gati për t’u trafikuar është zbuluar në një magazinë në Babicë. Sipas burimeve policore, aksioni po zhvillohej për arrestimin e Florian Habilajt dhe personave të tjerë që janë në kërkim, pasi dyshohet se fshihen në këtë zonë, ndërsa është zbuluar droga.

Operacioni është zhvilluar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pas takimit të një nate më parë dhe informacioneve nga SHISH e dosja e përgjimeve nga Italia. Nga operacioni janë shoqëruar disa persona, por nga policia e Vlorës nuk jepen detaje nëse është arrestuar ndonjëri nga 4 të kërkuarit nga Italia për trafikun e mbi 3.5 tonëve kanabis nga Shqipëria drejt vendit fqinj.

Operacionin e lajmëroi fillimisht në faqen e tij në Facebook ish-kryeministri Sali Berisha, i cili publikoi edhe pamje sekuestrimi i drogës. “Ne Babice kapen 10 ton droge te klanit Rama – Tahiri! Sb qytetari dixhital denoncon!

“Mirëmbrëma doktorr Në Babicë e vogël sapo është kapur rreth 10 ton drogë Në shtëpinë Armand Koçerri mik i habilajve Vila e personit e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie” shkruan Berisha.

Disa persona janë arrestuar nga policia në Vlorë nga super operacioni, por ende nuk dihet nëse në pranga ka rënë ndonjëri nga 4 të kërkuarit nga Italia.

Kanabisi u sekuestrua në banesën e Armand Koçerrit. Ky i fundit ishte në vëzhgim nga Italia dhe Shqipëria. Banesa e tij përdorej si magazinë për kanabisin e mbledhur nga të gjitha zonat pranë Babicës.

Ne Babice kapen 10 ton droge te klanit Rama – Tahiri! sb qytetari dixhital denoncon!“Mirëmbrëma doktorr Në Babicë e vogël sapo është kapur rreth 10 ton drogë Në shtëpinë Armand Koçerri mik i habilajve Vila e personit e ruajtur me kamera dhe sistem sigurie”

Publié par Sali Berisha sur mercredi 18 octobre 2017

18 tetor 2017 (Shqip)