Një numër vërtet i frikshëm vetëvra sjesh është regjistruar ditën e djeshme në qytetin e Durrësit. Policia njofton se tre persona kanë humbur jetën, duke u vetëhelmuar me fotoksinë. Viktimat janë dy burra të moshave, 50 dhe 69 vjeç, por edhe një grua 56 vjeçe.

Ky bilanc vërtetë i rëndë i regjistruar në Durrës konfirmon edhe njëherë rritjen e numrit të vetëvra sjeve në Shqipëri, të cilat lidhen me gjendjen depresive të individëve, por edhe problemet ekonomik-financiare dhe papunësinë.

Njoftimet e Policisë për tre vetëvra sjet e djeshme:

Më datë 27.08.2018, në spital, ka vde kur shtetasi K.U., vjeç 50, banues në Durrës, i cili në banesë kishte pirë fostoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim.

Më datë 27.08.2018, në lagjen nr. 15, në banesë është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetasja E.D., vjeçe 56, e cila vdi.q në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 27.08.2018, në Fushë Krujë, në banesë, është gjetur i vde kur, shtetasi B.M., vjeç 69, i cili dyshohet se ka konsumuar fostoksinë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për vlerësim.

28 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)