Pas kontakteve me autoritetet italiane, ambasada shqiptare konfirmon vdekjen e 2 shqiptarëve pas rrëzimit të urës Morandi në Xhenova.

“Farnezina dhe Ministria e Brendshme italiane i konfirmuan Ambasades shqiptare ne Rome vdekjen e dy shtetasve shqiptare ne aksidentin tragjik te Genovas.

Pas kontakteve me spitalin e Genovas dhe familjaret, Ambasada konfirmon se viktimat jane shtetasit shqiptare Marjus Djerri dhe Admir Bokrina.

Ambasadorja Anila Bitri ne bisedat telefonike me te afermit e dy viktimave ngushelloi familjaret dhe u ofroi mbeshtetjen e shtetit shqiptar ne kete cast te rende”, njofton ambasada.

15 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)