Drejtori i Policisë Rrugore Mithat Tola deklaroi se ka nisur inspektimi i të gjithë urave në vend për parametrat e sigurisë dhe praninë e tabelave që kufizojnë tonazhet. Kjo nismë vjen pas tragjedisë në Gjenova, ku humbën jetën 39 persona dhe disa të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

“Javën në mbyllje dhe javët në vijim, shërbimi i Policisë Rrugore në bashkëpunim me ‘Autoritetin Rrugor Shqiptar’, nisur nga ngjarja tragjike, rrëzimi i Urës në Genova të Italisë, ku humbën jetën 39 persona, ka filluar inspektimin e sistemeve të sinjalizimit vertikal dhe horizontal mbi tregimin e peshës së lejuar të mjeteve mbi ura si dhe në përbërje të grupeve teknike të inspektimit edhe për të verifikuar gjendjen e këtyre strukturave dhe të elementeve të sigurisë.

Në bashkëpunim me aktorë të tjerë të ngarkuar me ligj për menaxhimin e elementëve të sigurisë rrugore në këto infrastruktura, Shërbimi i Policisë Rrugore do të monitorojë në mënyrë të rreptë tejkalimet e peshave të ngarkesave të mjeteve për të shmangur dëmtimet dhe respektimin e ligjit duke ‘prodhuar’ me shumë siguri rrugore”, deklaroi Tola.

17 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)