Finalizohet në Durrës operacioni i koduar ”School”, ku është goditur grupi që vidhnin në ambientet e shkollave 9- vjeçare dhe të mesme në qytet. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Durrësit zbardhin dhe dokumentojnë 10 vjedhje, ndërkohë që kanë proceduar penalisht pesë shtetas minorene, pas një pune hetimore për rreth 2 muaj kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar ” School”. Konkretisht janë proceduar shtetasit M.P., 15 vjeç, banues në Durrës; J.P., 17 vjeç, banues në Durrës, (vëlla me shtetasin M.P.); T.M. 16 vjeç, banues në Durrës; S.K., 17 vjeç, banues në Durrës; K.A. 15 vjeç, banues në Durrës. Këto persona duke përdorur mjete thyese hapnin makinetat dhe zyrat në ambientet e shkollave, dyqane, lokale dhe i vidhnin, për ngjarjet si më poshtë vijojnë:

  1. Më datë 04.06.2018, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases E.H. ku kanë marrë para dhe bizhuteri.
  2. Më datë 21.07.2018, në lagjen Nr.11, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle 9- Vjeçare.
  3. Më datë 25.07.2018, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle 9- Vjeçare.
  4. Më datë 29.07.2018, në lagjen Nr.12, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin (bulmetor) të shtetasit A.I. ku kanë marrë një telefon dhe para.
  5. Më datë 06.08.2018, në lagjen Nr.5, Durrës dyshohet se kanë vjedhur lokalin në pronësi të shtetasit M.B. ku kanë kafe dhe para.
  6. Më datë 13.08.2018, në lagjen Nr.14, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat e Shkollës së Mesme ku kanë marrë kompjutera (tablet).
  7. Më datë 20.08.2018, në lagjen Nr.6, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat në një Shkollë 9 – Vjeçare ku kanë marrë Laptopë.
  8. Më datë 21.08.2018, në lagjen Nr.1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje sendet ushqimore në makinetën e një Shkolle të Mesme.
  9. Më datë 22.08.2018, në lagjen Nr.4, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje zyrat në një Shkollë 9 – Vjeçare ku kanë marrë Laptopë.
  10. Më datë 31.08.2018, në lagjen Nr.14/1, Durrës dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin ushqimor të shtetases Sh.K.

Janë sekuestruar kompjuterë dhe tabletë në cilësinë e provave materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë.

10 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)