Një 40-vjeçar ka humbur jetën në rrethana të dyshimta sot në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve të para policore, viktima është Flamur Velaj dhe ai është lënë në derën e spitalit nga persona të tjerë.

Policia po këqyr kamerat e sigurisë në spital për të gjetur persoant që e kanë sjellë. Ndërsa dyshohet se ai ka rënë nga skela gjatë punës.

Policia ka shkuar në spital dhe po heton për të zbardhur këtë ngjarje.

18 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)