Sërish marijuanë dhe sërish dy të rinj shqiptar në prangat e policisë italiane. Në këtë aksion të fundit janë sekuestruar 190 kg lëndë narkotike dhe të arrestuarit janë dy djem, respektivisht 28 dhe 26 vjeç.

Identiteti i të arrestuarve nuk bëhet i ditur, por në videon e shpërndarë nga Guardia di Finanza shihet sesi shoferi i furgonit reagon me agresivitet gjatë kontrollit të policisë.

Veprimi i tij ngjalli dyshime dhe bëri që policia të hidhej në veprim duke ndjekur automjetin që hyri pas portës së një shtëpie private.

Pas ndjekies karabinierët zhvilluan një kontroll të imtësishëm, ku bënë të mundur gjetjen e marijuanës. Në video, disa prej karabinierëve shihen duke kapërcyer muret e shtëpisë, në vendin ku ishte futur fugoni që mbante drogën.

2 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)