Luana Vjollca dhe Tuna bëjnë xing me të njëjtin aksesor

Ndonëse kanë qenë të përfshira në dy aktivitete të ndryshme, sërish ky detaj nuk ka kaluar pa u vënë re. Përveç muzikës, duket se edhe çështja e stilit po kthehet në një element që i bën bashkë dy nga vajzat më protagoniste të showbiz-it shqiptar. Po flasim për Luana Vjollcën dhe Tunën dhe besoj se kemi të drejtë apo jo?

Vajzat e njohura janë shpesh në fokus të medias për të gjitha prurjet dhe angazhimet e tyre profesionale, këngët e reja, projektet në televizion në rastin e Luanës apo edhe nisma të tjera që ato zgjedhin shpesh t’i bëjnë vetë publike. Por, në rastin konkret bëhet fjalë për thjesht e vetëm një aksesor të veçantë që ato ndoshta krejt rastësisht kanë zgjedhur ta kenë në qafën e tyre, si një gjetje të preferuar. Kështu, sipas revistës “Bordo”, e para ka qenë Tuna ajo që është shfaqur në një set fotografik për dy-vjetorin e lindjes së të birit Tian, ku në tërësinë e look-ut të këngëtares bie dukshëm në sy edhe varësja e madhe në qafë në ngjyrë gold dhe me simbole në të.

Më pas, ishte Luana Vjollca që përmes rrjeteve sociale na ka bërë me dije se sot do të publikojë këngën e re dhe videoklipin shoqërues, e në foton e fundit të saj në Instagram, ajo shfaqet me një veshje të bardhë ku dallon menjëherë aksesori i ngjashëm me atë të Tunës, varësja me emblema dhe simbole.

Dyshja e vajzave VIP duket se kanë edhe shije të përbashkë në çështjen e stilit të veshjeve dhe aksesorëve, e kjo varëse është dëshmia e vërtetë. Mund të jetë edhe një rastësi, por tipikisht nga ato të bukurat.

Ju si mendoni, cilës prej tyre i shkon më shumë, Luanës apo Tunës?